10 përbërësit natyral për zbardhjen e dhëmbëve
Buzëqeshja juaj, për shkak të kafesë, cigareve dhe prej çajrave të shumtë jeshilë që konsumoni është gjithçka tjetër përveçse e bardhë?

Mos u shqetësoni, pasi megjithëse disa prej nesh nuk kanë mundësi për t'i ndjekur dhe zbardhur tek dentisti, janë disa ushqime përveçse të shijshme ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale.

1. Selino: Përtypja e selinosë ndihmon në prodhimin e pështymës, e cila neutralizon bakteret që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

Gjithashtu përtypja e ushqimeve krudo, masazhon mishrat dhe ndihmon në pastrimin e hapësirave midis dhëmbëve.

2. Luleshtrydhet: Përmbajnë enzimat që ndihmojnë për zbardhjen e dhëmbëve. Një nga mënyrat, që është përdorur në kohët e hershme ka qënë duke marrë lëkurën e luleshtrydhes dhe e fërkojmë tek dhëmbët me ndihmën e gishtave për rreth 1 minutë.

3. Farat e susamit: Këto fara janë të dobishme për dhëmbët, sepse përmbajnë kalcium me origjinë bimore të dobishme për të mbrojtur kockat, dhëmbët dhe mishrat.

4. Karrotat: Kanë të njëjtin funskion si selinoja, e cila ndihmon në krijimin e pështymës, e cila shaktërron bakteret që prishin dhëmbët. Konsumimi i karrotës gjithashtu ndihmon dhe pastrimin midis dhëmbëve.

5.Kivi: Ky frut është i pasur me vitaminë C, mangësia e së cilës mund të shkaktojë probleme me mishrat e dhëmbëve, duke i bërë ata më të brishtë dhe më të ndjeshëm ndaj veprimit të baktereve, që shkaktojnë probleme tek dhëmbët dhe tek zgavra e gojës. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2017, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori