10 mënyra si të dobësohemi pa dietë
Organizmi i njeriut funksionon si një orë biologjike e brendshme me ritme të përcaktuara nga natyra. Për këtë arsye duhet të ushqehemi në një mënyrë korrekte, të dimë kohën dhe mënyrën se si duhet të hamë.

Mëngjesi, sipas orës biologjike, është një vakt i rëndësishëm. Pas tetë orëve pushim gjatë natës, organizmi i ka mbaruar rezervat normale të sheqerit, sidomos duke i depozituar ato në mëlçinë e zezë dhe në muskuj në trajtë glikogjeni për t'i' përdorur në rast nevoje. Për këtë arsye organizmi ka nevojë për lëndët ushqimore energjike për të filluar aktivitetin e tij ditor. Është i gabuar dhe i dëmshëm zakoni i disave për ta kaluar mëngjesin vetëm me një kafe.

Mirë është që mëngjesi të jetë i mirë si në proteina ashtu edhe në fibra. Psh, mëngjesi anglez përbëhet nga vezët, proshuta, salcicet, kërpudhat dhe fasulet. Mëngjesi anglez është ushqim që ka thyer kufijtë dhe tashmë është një ushqim i kërkuar në shumë shtete tjera të botës.

Është plotësisht e sigurt se gjithçka që konsumohet në mëngjes përdoret nga organizmi në orët e para të ditës dhe nuk tepron për t'u depozituar e për të rritur peshën trupore.

Ja disa nga mënyrat si mund të mbani trupin në formë pa mbajtur dietë

1. Hani ngadalë, përtypeni mirë ushqimin

Kur gëlltisim ushqimin me shpejtësi, sistemi i tretjes nuk ka kohë për të dërguar sinjalin e ngopjes në tru.
Ekspertët këshillojnë se duhet të përtypemi gjatë dhe të marrim kohë për të shijuar ushqimin. Mjaftojnë 20 minuta për t'i dërguar mesazhin trurit. Kur hamë shpejt, organizmi reagon keq dhe si pasojë shtojmë në peshë. Pra; hani ngadalë nëse doni të dobësoheni! Nëse hani ngadalë për të paktën 1 muaj, do vini re më pak kilogramë në peshore.

2. Më shumë gjumë, më pak kile

Studiuesit e Universitetit të Miçiganit pretendojnë se gjumi është përgjigjja më e mirë për t'u dobësuar. Ata thonë
se fjetja një orë më shumë se normalja çdo natë mundëson rënien e mbi 6 kg në vit. Pagjumësia jo vetëm që të bën të ndihesh më i lodhur, por edhe të shëndosh. Profesori Ken Wright, i Universitetit të Kolorados, deklaroi:

"Nëse një njeri do të flerë më shumë gjumë, nuk do të hajë ushqime plot me kalori që konsumohen për të shtyrë
kohën. Nëse qëndroni zgjuar në dy të natës, normale që do të konsumoni ndonjë biskotë apo çokollatë."

3. Më shumë perime

Konsumoni më shumë perime sidomos të gjalla. Konsumoni të paktën 5 lloje perimesh çdo ditë. Fibrat e larta do t'ju japin ndjenjë ngopjeje dhe do të konsumoni më pak. Mirë është mos t'i gatuani për një kohë të gjatë, avulli është një nga metodat më të mira për ruajtjen e vlerave ushqimore tek perimet. Mos i konsumoni me yndyrë, mirë është t'u shtoni pak lëng limoni dhe erëza.

4. Konsumoni më shumë supë
Konsumi i supës mund të jetë sekreti i dobësimit. Sipas studiueses Kirk, autore e shumë librave mbi dobësimin,
konsumimi i supës përditë ju lejon të humbisni deri në 10 kg në muaj.

"Supa është nje mrekulli për të humbur peshë" siguron ajo
"Një pjatë supë përmban sasi të lartë proteinash, gjithashtu vitamina dhe minerale të nevojshme për të pasur
energji. Perimet që përmban supa mundësojnë furnizimin e një niveli të mirë me fibra."

5. Mëngjesi ndihmon për rënien në peshë

Nëse për mëngjes konsumoni proteina dhe fibra, sipas ekspertëve nga Universiteti i Misurit, do ta zgjatni
ndjenjën e të qenit të ngopur.
Pra, mos dilni asnjëherë pa mëngjes. Studimet e fundit kanë analizuar se një mëngjes i mirë jo vetem na jep energjinë e duhur për të nisur ditën pas gjumit, por bën që në vaktet e mëvonshme trupi të marrë një sasi më të ulët kalorish. Gjithashtu, studimet tregojnë se adoleshentët që zakonisht e nisin ditën pa mëngjes, ishin subjektet më të rrezikuar që kur të rriteshin të ishin mbipeshë.

6. Më shumë oksigjen

Ajri i pastër është një kusht i domosdoshëm për përthithjen e ushqimit nga organizmi. Pa oksigjen organizmi i njeriut nuk mund të jetojë. Këtu bëjnë pjesë lëvizja, veprimtaria fizike, gjimnastika, shëtitjet në ajër të pastër etj.

Duhet të kemi parasysh që edhe pse ushqimi mund të jetë cilësor, pa oksigjen dhe lëvizje të mjaftueshme, jo
vetëm që nuk mund të përvetësohet, por bëhet edhe i dëmshëm, sepse lë mbetje të shumta në organizëm, duke
e dëmtuar atë.

7. Pini shumë ujë…
Gjithnjë thuhet se duhet të pimë 8 deri 10 gota ujë në ditë dhe kjo është e vërtetë. Ujin nuk duhet ta zëvendësojmë me asnjë pije tjetër. Trupi ynë do të jetë gjithnjë i hidratuar dhe gjithashtu veshkat do ta kenë më të lehtë të nxjerrin jashtë toksinat. Me pirjen e mjaftueshme të ujit trupi juaj do të jetë në gjendje të shkrijë dhjamin më lehtë.

8. Zgjidhni një picë më të shëndetshme
Kur porosisni në restorant apo kur e përgatisni vetë picën mirë është të shtoni më shumë perime e më pak mish.
Gjithashtu evitoni picat që përmbajnë djath me yndyrë apo proshutë.

9. Mos konsumoni sheqer apo pije me gaz
Zëvendësojeni pijen me sheqer si koka-kola soda-t etj, me ujë apo çaj. Në këtë mënyrë ju do të evitoni përdorimin e një sasie të madhe sheqeri. Më i preferueshëm është uji me limon, mund t'i shtoni edhe pak mjalt. Personat që konsumojnë shumë pije me gaz si pepsi sprite apo edhe lëngje frutash jo natyrale mund të shtojnë deri në 3 kg në javë. Për të evituar shtimin e këtyre kilogramëve këshillohet ndërprerja e këtyre pijeve, të cilat
nuk sjellin asnjë përfitim për shëndetin.

10. Më pak alkool nëse doni të dobësoheni

Shpeshherë na bie rasti të shkojmë nëpër festa apo një fundjavë me miqtë kur alkooli është pothuajse gjithnjë i
përfshirë. Alkooli jo vetëm që të shëndosh, por është edhe i dëmshëm për trurin, po ashtu edhe për familjen dhe mbarë shoqërinë. Por, nga studimet e fundit thuhet se birra është një pije që lufton shumë sëmundje si ftohja, gurët në veshka, këshillohet për shëndetin e kockave, të zemrës etj. Edhe pse te shumë persona ekziston koncepti që birra të shëndosh, kjo nuk është e vërtetë. Birra nuk ju shëndosh sepse ajo nuk përmban shumë kalori. Një gotë 250 gramë mban 85 kalori, më pak sesa një gotë lëng frutash kutie e pasur me sheqer dhe
përbërës artificialë.
Shtuar më 23/08/2019, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori