Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
10 këshilla për zemër të shëndoshë
Pëlqej
Në botë sa vjen e rritet numri i të rinjve me sëmundje të zemrës, përderisa gati 55% e popullatës vdes si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare. Ekzistojnë hapa që secili prej nesh mund t’i ndërmarrë për përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe në këtë mënyrë të parandalojë vdekjen dhe invaliditetin e parakohshëm që vjen si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare.

1. Marrja e iniciativave

Hapi i parë në përmirësimin e shëndetit të zemrës është njohja me faktorët që paraqesin rrezik. Pyetni mjekun tuaj sa është shtypja e gjakut? Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë duhet ndërmarrë me atë rast?

- Sa është kolesteroli në trupin tim?

- Cili është indeksi i masës trupore (BMI) dhe gjatësia e belit? A do të thotë kjo se duhet zvogëluar peshën shkaku i shëndetit?

- Sa është sheqeri në gjak dhe a ekziston rreziku për t’u prekur nga sëmundja e diabetit? Nëse është ashtu, çfarë duhet bërë?

- Sa duhet aktivitet fizik në mënyrë që të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës?

2. Lini cigaret

Tymi i duhanit përmban shumë materie të dëmshme (më shumë se 4.000) që mund të dëmtojnë zemrën dhe enët e gjakut. Kur të ndaloni duhanin, rreziku se do të prekeni nga sëmundjet e zemrës vetëm pas një viti do të zvogëlohen dukshëm. Edhe duhanxhinjtë që kanë konsumuar cigaren për një kohë të gjatë, nëse e ndërprenë do ta lehtësojnë punën e zemrës dhe gjithë organizmit në përgjithësi.

3. Bëhuni aktivë

Aktiviteti i rregullt fizik mund të zvogëlojë rrezikun nga sulmi në zemër, ndihmon që të rregulloni peshën dhe rregullon shtypjen e gjakut, kolesterolin e lartë dhe diabetin. Ajo që është më e rëndësishme, aktiviteti fizik zvogëlon stresin, i cili është një faktor kyç në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Aktiviteti fizik nuk nënkupton vetëm ushtrimet, por edhe marrjen me punët e shtëpisë, ngjitja shkallëve…

4. Kujdes me ushqimin

Ushqimi, i cili porositet i gatshëm, nënkupton ushqim me sasi të lartë të kripës, yndyrave dhe kolesterolit. Ushqimet duhet të jenë të pasura me pemë, perime, drithëra, që mbrojnë zemrën. Peshku i detit që është i pasur me acidet omega-3, pastaj salmoni, tuna, zvogëlojnë rrezikun për sulm në zemër. Nuk duhet konsumuar mishin e kafshëve, qumështin dhe djathin, përderisa ushqimi i shëndoshë nënkupton konsumimin e pemëve dhe perimeve.

5. Konsumoni më pak alkool

Sugjerohet një sasi e vogël e alkoolit - jo më tepër se një gotë brenda ditës, për meshkuj dhe një për femra. Mendohet se në sasi të vogël alkooli sjell deri tek ngritja e sasisë së kolesterolit të mirë, por përdorimi i tepruar paraqet rrezik për shëndetin e zemrës.

6. Kujdes peshën trupore

Kur me kohë të shtoni në peshë, kjo vjen në llogari të yndyrave e jo të muskujve. Me mbipeshën zakonisht shfaqen edhe, shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli dhe sëmundja e sheqerit.

7. Mposhtni stresin

Stresi ndikon negativisht në punën e zemrës. Duke shpejtuar pulsin, ndërsa në anën tjetër kolesteroli dhe shtypja e gjakut rriten. Kështu që, merruni me stresin - mos shpenzoni forcën në imtësia, mendoni pozitivisht.

8. Flini mjaftueshëm

Mënyra e ekuilibruar e jetës ndikon dobishëm në punën e zemrës. Ekspertët kanë vërtetuar se njerëzit që flenë vetëm pesë orë në ditë, për 30% janë mëshomë të rrezikuar nga sulmi në zemër në krahasim me ata që flenë tetë orë.

9. Bëni vizita të rregullta mjekësore

Nëse nuk kontrolloni veten, nuk mund ta dini sa e keni shtypjen e gjakut apo kolesterolin.

10. Kur ndjeni vështirësi, mos ngurroni

Janë të shpeshta kur njerëzit presin e presin, duke i dhënë prioritet blerjeve, punës apo të tjerëve. Nëse nuk ndiheni mirë, menjëherë vizitoni mjekun.
Shtuar më 25/11/2010, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori