1.Çanta
Ajo e cila duhet të mbajë pak a shumë çdo gjë që na duhet për
plazh, duke filluar nga peshqirët, kremrat, syzet, kapelat .. duhet të jetë e madhe që të mund të zërë të gjitha këto gjërat brenda. Mundohuni të zgjidhni një me material plastik të hollë ose të thurur e që mund të duket edhe në pamje “nice” dhe e përshtatshme për
plazh.
2.Kapelë plazhi
Mbajtja e një kapeleje në çantën tuaj, është një rregull kardinal, kur është fjala për temën e mbrojtjes nga dielli. Ajo mbulon fare mirë kokën dhe pengon rrezet e
diellit që të bien në fytyrë dhe qafë.
3.Syze dielli
Kur vjen puna për udhëtime në natyrë, syzet e
diellit janë një kërkesë e qartë. Më pëlqen të përdor një palë të lira në mënyrë që syzet e mia më të shtrenjta të mos më gërvishten ose të më humbin në det. (Besoj keni patur dhe ju ndonjë rast të tillë).
4.Këllëf rezistent për
telefonin
Në mes të ujit, rërës dhe
diellit; plazhi është i mbushur me “armiq” që mund të dëmtojnë
telefonin. Ky këllëf i qëndrueshëm ndaj ujit është një “shpëtim jete”. Ai e mban
telefonin të mbrojtur. Ka vendin e kufjeve dhe është me prekje të ndjeshme, kështuqë nuk do keni nevojë ta hiqni
telefonin tuaj për ta kontrolluar atë.
5.Zgjatues baterie për
telefonin
Plazhi nuk është gati për argëtim nëqoftëse ju nuk mund të dëgjoni meloditë e preferuara nga telefoni ose le të jem më e sinqertë, si do shpërndajmë foto në “Instagram”, apo “Snapchat” që e mbarojnë batërinë direkt. Kjo pajisje vepron si një prizë dhe do ia zgjasë jetën telefonit, kur e gjeni veten larg nga priza.
6.Revista
Me kaq shumë destinacione, artikuj të shkurtër janë shumë më të lehtë për t’u lexuar teksa pushoni në
plazh. Ja pra cila është arsyeja pse revistat janë të preferuara në udhëtime. Këtë verë provoni diçka pak më shumë frymëzuese, si p.sh: “Icon magazine”. Është e mbushur me këshilla dhe artikuj të shkurtër. Sugjerime të ilustruara me ngjyra të ndezura në brendësi dhe jashtë.
7.
Sunscreen
Ne të gjithë e kemi mësuar rëndësinë e “
sunscreen” në një moshë të re e cila është domosdoshmërisht mbrojtja nga rrezet e ashpra të
diellit. Sipas “Health.com”, 80% e kancerit të lëkurës është gjetur në hundë, kështuqë mos harroni të aplikoni në këtë pjesë të ndjeshme. Përdoreni si në qytet, ashtu edhe në
plazh. Kjo stinë kërkon mbrojtje të madhe nga rrezet e dëmshme.
8.
Sunscreen Lip Balm
Buzët tuaja duan “
sunscreen”. Me një “lip balm” do të i mbani buzët të hidratuara dhe të mbrojtura.
9.Pas dielli “moisturizer”
Nuk është më sekret që kripa e ujit dhe dielli e thajnë lëkurën, kështuqë është e rëndësishme për të përdorur një “moisturizer” pas
diellit për të rigjallëruar lëkurën tuaj. Kjo gjithashtu do të ndihmojë për të zgjatur kohën e nxirjes që keni marrë e cila është me të vërtetë gjëja më e rëndësishme !
10.Portofol i vogël
Ideale për mbajtjen e sendeve të nevojshme. Çelësat dhe paratë me këtë çantë të vogël janë të sigurtë. Mund të shkoni pa problem në tualet, restorant apo ku do dëshironit.
Shtuar më 13/07/2019,
ora 11:49