10 arsyet përse të rinjtë e sotëm e kanë të vështirë në dashuri (FOTO LAJM)

10. Dashurojmë keq -
Dashuria është e ngatërrueshme. Ka shtresa dhe është në ndryshim të vazhdueshëm. Nuk ka arsye për t’u ndier keq, por duhet të pyesim veten se çfarë po bëjmë që të përmirësohemi në dashuri? Kjo është një pyetje që mund të peshojë më shumë nga përkeqësimi. Sigurisht që secili prej nesh është i ndryshëm, por duket se të rinjtë e kanë humbur sensin e përbashkët. Duke ndërtuar mure, kufij dhe hendeqe mes njëri-tjetrit, e vetmja gjë që bëjmë është se nuk arrijmë të jemi të lumtur.
Çfarë po ndodh me të rinjtë që po rriten në botën e zhvilluar të teknologjisë, jetës së lehtësuar prej rritjes ekonomike dhe përparimit të moralit? Një shkrimtar i ri jep mendimin e tij për brezin ku edhe ai bën pjesë.

E keni pyetur ndonjëherë veten se për çfarë do të njihet përgjatë dekadave brezi ynë? Ka shumë gjëra të mira, për të cilat mund të kujtohemi, por historia na ka mësuar se janë gjërat negative ato që priren t’i mbijetojnë testit të kohës. Një frikë e madhe për brezin tonë mund të jetë fakti se ne ishim ata që hoqën dorë nga dashuria. Ne dalim në takime për hir të daljes në takime. Jemi brezi që harruam si të dashurojmë, pasi shumica e njerëzve nuk e kanë kuptuar kurrë mirë dashurinë, vetëm një interpretim të dobët të saj.

Shikoni më sipër fotogalerinë me 10 arsyet përse të rinjtë e sotëm e kanë të vështirë në dashuri.

nga Paul Hudson, Elite Daily/Shqip
Shtuar më 11/04/2015, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori