Vlerat e rralla të gështenjës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Falë përbërësve të saj, përdorimi i gështenjës në mjekësinë popullore është i njohur dhe mjaft i përhapur. Gështenja është një bimë mjaft e përhapur jo vetëm në Evropë por edhe në vendin tonë.

Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40 % niseshte, kur janë të freskëta. Gështenjat e ziera ose të pjekura, kanë veti të mira dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve. Jo vetëm kaq, por ato treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen dhe të ushqimeve të tjera, duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes.

Sipas mjekëve, ato përdoren me efekt të mirë në rastet e heqjes së barkut ose diarresë. Për më tepër, ato këshillohen për fëmijët e vegjël, për të normalizuar procesin e tretjes kur karakterizohet nga mjaft çrregullime.

Ne mund të përdorim mjaft mirë edhe gjethet e gështenjave. Gjethet kanë gjetur një përdorim të mire si zbutës të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësues të kollës. Çaji me gjethet e gështenjës, ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak, si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Vetitë e saj kuruese nuk kanë fund, ndërsa ndikon edhe për uljen e temperaturës. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2014, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori