"Vjen parfumi i mafies, shkakton hakmarrje"
Pëlqej
Një parfum i cili mund të shkaktojë hakmarrje është krijuar së fundmi, ku baza është aroma e limonave. Sipërmarrësit menduan të krijonin diçka të veçantë, ndaj kjo u shoqërua dhe me një reklamë.

Kaq ka mjaftuar që të vinin një valë kritikash, për vetë emërtimin që ishte vënë. Parfumi quhet “Sicilian Limes” dhe është prodhuar nga londinezët e “Shay&Blue”.

Kjo gjetje e shtëpisë së marketingut londinez ka shkaktuar shumë polemika dhe në ambalazhim shkruhej se kjo aromë mund të “shkaktojë hakmarrje”.

Ideja ka qënë e sipërmarrësve britanikë Dom De Vetta dhe Julie Masse, kjo me qëllimin e vetëm për të tërhequr sa më shumë klientë. Pas kritikave të shumta, publiciteti i parfumit është korigjuar duke u quajtur nga “shtëpia e mafies” në “ishullin e Siçilisë”. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori