Veprime që duhet të dimë
Jeta është e lodhshme, itinerari dhe kushtet në të cilën ndodhemi shpesh na bëjnë të ndihemi të shqetësuar. Shpesh fajin ja hedhim ushqimeve, lodhjes nga puna ose konflikteve me familjen, por ka dhe arsye të tjera që ne na shqetësojnë dhe nuk na lënë të jemi të qetë.

Për të pasur një jetë sa më të qetë, kontrolloni veprimet që ju mbajnë pranë këtyre problemeve.

Shpesh këkoni përgjigje nga të tjerët, dhe pse mund t’i jepni vetëm ju: Në fillim të jetës na tregojnë se çka mundemi dhe çka duhet të bëjmë. Edhe pse në momentin e caktuar të jetës do të duhet të marrim vetë vendimet, shumica këtë nuk e bëjnë dhe edhe më tutje i dëgjojnë të tjerët dhe vetë kërkojnë këshilla. Ndaluni së bëri këtë. Vetë merrni vendime, mendoni për veten. Kur të filloni ta dëgjoni intuitën tuaj dhe kur të ndaleni së prituri nga të tjerët, do të gjeni atë që kërkoni.

Lejoni që të tjerët të ndikojnë tek ju;: Kurrë nuk duhet të ndieni fajtor se keni vendosur që të largoheni nga njerëzit “helmues” që gjenden në rrethinën tuaj. S’ka lidhje a bëhet fjalë për dikë nga familja juaj, partneri, kolegu apo shoku nga fëmijëria, nuk ju nevojitet askush afër për shkak të të cilit do të vuani dhe do të ndiheni keq.

Kërkoni “anët negative” të njerëzve: Nuk duhet tërë ditën ta kaloni duke kërkuar “anët negative” të njerëzve që gjenden përreth jush. Shoku ndoshta nuk ua ka kthyer SMS që ia keni dërguar pasi që ishte i zënë dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Mos mendoni për gjëra të kota, pasi kështu e dëmtoni vetëm veten. Le të jetë sot dita kur në të tjerët do të filloni të kërkoni gjërat pozitive që i posedojnë e jo të përqedroheni në ato negative.

Frikësoheni që njerëzit do t’ju vjedhin ato që i keni: Zgjohuni! Sidomos nëse merreni me ndonjë punë kreative apo artistike. Gjithmonë do të fitoni më shumë nëse punën tuaj ia tregoni dikujt, në vend që nga frika ta ruani për vete. Mos u frikësoni se njerëzit do ta vjedhin punën tuaj apo idetë, por duhet të brengoseni atëherë kur askush më nuk do t’ju vërejë. Jeni të sinqertë në atë që bëni.

Gara që i vini vetës me të tjerët: Nëse garoni dhe konkurroni me të gjithë, do të shndërroni në një njeri të padëshiruar, doni apo nuk doni ju. Por, nëse qoftë se garoni me “versionin e mëparshëm” të vetvetes, mund të bëheni më të mirë. Po, kjo gjë është kaq e thjeshtë. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori