Vdes në moshën 44 vjeçare njeriu më i gjatë në botë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ditën e dielë ka ndërruar jetë njeru më i gjatë në botë, në moshën 44 vjeçare. Leonid Stanik, ka vdekur pas komplikimeve të shkaktuara nga deformimi për arsye të të cilit nuk ndalonte së rrituri. Lajmin e bëjnë me dije mediat ukrainase.

Ky 44 vjeçar ishte i gjatë gati 2.60 metra. Mediat raportojnë se në vitin 2007, 44 vjeçari kishte arritur gjatësinë prej 2.56 metra dhe ndaj ishte shpallur njeriu më i gjatë në botë.

Aktualisht, titullin e njeriut më të gjatë në botë e mban turku Sultan Kocen, me 2.51 metra. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori