Studimi për tu mbrojtur nga infarkti, ja ushqimet bazë
Frutat dhe perimet luajnë një rol themelor në parandalimin e infarktit. Në bazë të një studimi të Universitetit të Quingdao, në Kinë, i publikuar në revistën shkencore “Stroke”, çdo 200 gramë fruta të konsumuara çdo ditë reduktojnë rrezikun e infarktit në masën 32%.

Për çdo 200 gramë perime të ngrëna në ditë, rreziku i infarktit zvogëlohet në masën 11%. Lidhur me këtë studim, drejtuesi Yan Qu shprehet se:

“Faktori mbrojtës është universal, si për meshkujt edhe për femrat pavarësisht moshës së tyre. Vitaminat dhe mineralet që përmbajnë frutat dhe perimet janë të pazëvendësueshme për zhvillimin e faktorëve mbrojtës”.

Këto rezultate u arritën falë studimeve të kryera gjatë 20 viteve të fundit, bazuar në 760 mijë njerëz nga shtete të ndryshme të botës, të cilët kishin kaluar infarkt. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2014, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori