Studim/ Shtoni dozën e orizit për një gjum të mirë
Pëlqej
Duke i'u referuar një studimi japonez është arritur në përfundimin se për të pasur një gjum të mirë dhe të qetë, mjafton të shtoni dozën e konsumimit të orizit, në krahasim me bukën ose makaronat.

Ky ushqim ka një sasi glicemie më të lartë se ushqimet e tjera të pasura me karbohidrate si buka dhe makaronat. Si rrjedhojë, rrit nivelin e një proteine e cila rregullon nivelin e serotoninës, i njohur si hormoni i humorit, por që përfshihet edhe në mekanizmin e gjumit.

Në këtë kërkim kanë marrë pjesë 1848 persona të moshës 20 deri në 60 vjeç, duke analizuar rastet kur hanin makarona, bukë dhe oriz, krahasuar me gjumin që bënin. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori