Studim/ Frutat, ilaç për sëmundjet e zemrës
Pëlqej
Jo më kot mjekët i mëshojnë faktit se konsumimi i rregullt i frutave ul rrezikun për sëmundjet e zemrës, por një studim i fundit ka dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me këtë fakt.

Sipas një studimi britanik i cili u zhvillua përgjatë shtatë viteve, nxori në pah nevojën që kemi për frutat e ndryshme dhe se sa të rëndësishme janë ato për organizmin tonë.

Konsumi i rregullt i frutave redukton deri në 40% rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Ky fakt u zbulua nga një studim britanik i Universitetit të Oxford, i prezantuar gjatë kongresit të shoqërisë evropiane të kardiologjisë në Barcelonë.

Studimi zgjati për shtatë vjet, mbi një grup prej 500 mijë njerëzish. Gjatë kësaj periudhe, 18% e pjesëmarrësve kishin një konsum mesatar të frutave prej 150 gram në ditë, ndërsa 6.3% deklaruan se nuk konsumonin thuajse kurrë. Në fund të studimit në fjalë u zbulua se grupi që konsumonte fruta ishte i mbrojtur në masën 15% nga infarkti, në masën 25% nga goditje ishemike dhe në masën 40% nga sëmundjet e përgjithshme. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2014, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori