Studim/ Femrat duken më të shëmtura ditën e mërkurë
Pëlqej
Një studim i një kompanie të produkteve kozmetike, lider në fushën e kozmetikës, ka nxjerrë një fakt tejet interesant ku bën me dije se e mërkura është dita kur femrat duken më të shëmtuara.

Jo në çdo ditë të javës, femrat ndihen në formën e tyre më të mirë, ndërsa fundjava është tejet rraskapitëse, për shkak të konsumimit të alkoolit.

Në sajë të këtij studimi, ekziston një ditë e javës kur femrat ndihen më keq se çdo ditë tjetër dhe kjo është e mërkura.

Në mesin e javës, trupi tregon shenja të mëdha lodhje, për shkak të fundjavës, sidomos kur është konsumuar shumë alkool dhe duhan. Sipas të dhënave të anketës, 46% e grave kanë treguar se nga dita e premte deri të dielën, konsumojnë sasi të mëdha alkooli. Që trupi të pastrohet nga toksinat e akumuluara, praktikisht duhen 72 orë, të barabarta me tre ditë. Ndaj në ditën e tretë, lëkura tregon efektet e alkoolit, ndërsa në orën 15:30, duken edhe pasojat fizike, lodhje, përgjumje. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori