Studim/ Domatja parandalon kancerin e prostatës
Pëlqej
Referuar një studimi të fundit ku është vëzhguar stili i jetesës të rreth 20 mijë britanikëve nga mosha 50-69 vjeç është arritur në përfundimin se konsumimi i domates, parandalon kancerin e prostatës.

Studimi i cili është në hapat e para, ka sjellë edhe konkluzionet e mjekëve, të cilët këshillojnë të konsumohen fruta dhe perime.

Sipas studimit në fjalë, një burrë që konsumon më shumë se 10 porcione domate në javë, redukton riskun rreth 20% të kancerit të prostatës.

“Meshkujt duhet të konsumojnë një shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve që të mbajnë një peshë të qëndrueshme dhe të jenë aktivë”.

Gjatë kërkimit ata gjetën meshkuj që konsumonin 10 porcione domate në javë duke përfshirë lëng domate, domate të freskëta, fasule të pjekura dhe u vu re që rreziku ishte reduktuar me 18%. Ekipi tha se te meshkujt që konsumonin 5 vakte fruta dhe perime në ditë, ulej me 24% risku i prekjes nga kanceri i prostatës krahasuar me ata që konsumonin 2 vakte me fruta dhe perime ose më pak. /albeu.com/

Shtuar më 28/08/2014, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori