Studim/ Aktiviteti i sistemit imunitar ndikon mbi kujtesën
Pëlqej
Në bazë të nje studimi kryer së fundmi, është arritur në përfundimin se sistemi imunitar ndikon mbi kujtesën.

Aktiviteti i sistemit imunitar ndikon në kujtesë dhe funksionet e tjera njohëse. Përfundimi është arritur nga një studim i Universitetit të Exter, i publikuar në revistën “Rejuvenation Research”.

studim janë marrë rastet e 700 personave që jetonin në Itali dhe SHBA. Nga analizimi i kujtesës dhe funksioneve të tjera njohëse, studiuesit kanë arritur të zbulojnë se gjeni CCR2, i njohur si biomarkues i sistemit imunitar, lidhet me kujtesën.

Kërkuesit janë shprehur se ky zbulim tregon se sistemi imunitar është i lidhur me ndryshimin e pllakëzave beta-amiloidi, që janë shkaqet kryesore të sëmundjes së Alzheimer./albeu.com/

Shtuar më 12/08/2014, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori