Shkarkimi i Nokës, Kadilli: Këto përplasje tregojnë degradim të PD-së

Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli ka reaguar në lidhje me vendimin e liderit demokrat Lulzim Basha, për të shkakruar si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë, Flamur Nokës.

Kadilli, përmes një postimi në Facebook, shkruan se shkarkimi i Nokës është një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve.

Më tej ai shprehet se, kjo klimë përplasjesh e shkarkimesh tregom degradim të PD-së.

Postimi i Kadillit:

Reagim nga Iniciativa Demokratike – iDE

Shkarkimi i z. Noka një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve.  Opozita zvogëlohet edhe me shumë nga përjashtimi. Një dëshmi e re e kryetarokracisë. Basha e emëroi Kryesinë e grupit dhe gati dy të tretat e Kryesisë si një kryetarokrat dhe e shkarkon po si kryetarokrat. Demokratët duhet të reagojnë kundër modelit jo rastit personal. Basha veproi si Kryetarokrat jo vetëm kur shkarkoi, por edhe kur emëroi.

Përplasja me akuza të ndërsjellta me etiketime “llum” apo “peng” tregon degradim. Kë të besojnë demokratët? Ata meritojnë më shumë nga Kryetari dhe nga ish Kryetari.

Kjo klimë përplasjesh dhe përjashtimesh tregon degradim. Idetë dhe propozimet e Manifestit “për një parti më e madhe se kryetari” janë përgjigjja për të dalë nga kjo gjendje si një parti e pastër, e hapur, e bashkuar, fituese./albeu.com


Shtuar 12.10.2021 11:12