Si të përdorni takat e larta pa dëmtuar këmbët
Përdorimi i takave të larta shkakton një problematikë të madhe në shëndetin e këmbëve. Ekzistojnë disa këshilla që ju ndihmojnë që të përdorni taka të larta pa ju dhimbur këmbët.

Numri i duhur
Gjëja e parë që tregon për rehatinë e një këpuce, është të qenit numri i duhur. Një këpucë shumë e vogël, mund të shtrëngojë këmbën dhe të bllokojë qarkullimin e gjakut, ndërsa një këpucë shumë e madhe rrezikon të shtojë tensionin në gjymtyrë.

Platforma
Nëse preferoni takat gozhdë dhe shumë të larta, mundohuni të zgjidhni këpucë apo sandale me platformë. Në këtë mënyrë këmba do jetë më e rehatshme.

Mos i hiqni këpucët
Nëse vjen një moment ku nuk i duroni dot më këpucët, uluni dhe qetësohuni për disa minuta, por mos i hiqni ato. Nëse për pak çaste do të ndiheni rehat nga heqja e këpucëve, do e keni shumë të vështirë që t’i vishni sërish, shkruan noa.al.

“Hekuros” gishtat
Ndërsa tenton që të relaksohesh mundohu që ti mbledhësh gishtat në brendësi dhe më pas lëri të lira. Këtë veprim përsëriteni pesë herë. Në këtë mënyrë do arrini të çlironi tensionin muskulor. /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2016, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori