Si të keni një marrëdhënie të mirë në çift
Për të pasur një marrëdhënie të mirë me partnerin është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm deri në detaj në mënyrë që marrëdhënia juaj të marrë dhe kuptimin e duhur. Janë gjëra të vogla ato që mund të sjellin ndryshime të mëdha sa i përket marrëdhënies tuaj në çift.

Mbase janë gjëra të cilat ju i dini tashmë, por ajo që duhet të bëni është tu kushtoni vëmendje pasi do të thonë shumë, nëse doni të keni një marrëdhënie pozitive dhe një jetë të lumtur në çift. Disa këshilla për një marrëdhënie të mirë në çift janë;

Mjaft me ankesat
Ankesat jo vetëm që nuk e ndihmojnë marrëdhënien në çift, por përkundrazi krijon bezdisje dhe nuk e lejojnë tjetrin të kuptojë atë që ju me të vërtetë mendoni. Është mirë të mësoni si të komunikoni.

Konsumoni kafen e mëngjesit sëbashku
Mbase në mëngjes shpesh jeni me shumë nxitim për të mbërritur në punë, apo për t’u marrë me angazhimet e ditës, por konsumimi i një kafeje në mëngjes sëbashku me partnerin/en ndikonë në harmoninë në çift.

Nëna, miqtë, pjesëtarët e familjes
Ka njerëz që janë pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e jetës tonë, por pavarësisht kësaj, jo të gjitha gjërat mund t’i diskutoni me to. Kjo pasi shpesh herë disa komente mund t’iu çojë në përfundime të gabuara.

Të favorizoni interesat tuaja
"Ti nuk ke bërë këtë, kështu që unë nuk bëj këtë”, kjo është një mënyrë e keqe komunikimi në marrëdhënien tuaj që duhet shmangur. “Hakmarrja” vetëm sa e përkeqëson atë.

përmes heshtjes
Shpesh intimiteti më i thellë qëndron në kapacitetin për të heshtur dhe për të qëndruar krah për krah me njëri-tjetrin.

Argumentoni
Jepni idetë tuaja, kjo është shumë e rëndësishme, përndryshe rrezikoni të akumuloni tension dhe pakënaqësi.

Puthja e “natës së mirë”
Sipas një studimi ky zakon është në rënie, megjithatë puthja për t’i uruar natën e mirë partnerit është një puthje për shpirtin dhe tregon thjesht një mendim: Jam këtu pranë teje. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori