Shqiptari që e gëzoi patentën vetëm 5 orë

Një shqiptar në Itali është bërë protagonist i një ngjarje të pazakontë, 32-vjeçarit i është hequr patenta vetëm 5 orë pasi e kishte marë.

Lajmi bëhet i njohur nga agjencia e lajmeve ANSA, e cila ndër të tjera shkruan se karabinierët e Veronës e kanë ndaluar shpiptarin për një kontroll rutinë.
Pasi u ka treguar të gjitha dokumentet, patentën, librezën e qarkullimit dhe sigurimin e automjetit, ka rezultuar se makina që ai po ngiste ka patur fuqi mbi 55 kë/ton, gjë që nuk lejohet sipas kodit rrugorë.

Në kodin rrugor për të sapopatentuarit, të sjellë në fuqi më 10 shkurt 2011, parashikohet që “gjatë vitit të parë nga marrja e patentës nuk lejohet të drejtohet një automjet që raportin mes fuqisë dhe peshës e ka mbi 55 kë/ton”.

Nëse lajmi i agjencisë italiane rezulton i saktë, atëherë shqiptari mund të hyjë në librin e rekordeve Guinness./albeu.com/
Shtuar më 25/02/2014, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori