Shokon mjekët, shpëton dhe pse shufra e hekurit i përshkon kokën (Kujdes, pamje të rënda)

Pëlqej
Një 50 vjeçar është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse një shufër hekuri i ka përshkuar kokën. Kjo ngjarje është përjetuar nga një burrë kinez, i cili ka shokuar mjekët teksa i ka shpëtuar vdekjes.

Gjatë kohës që ai është transportuar në spital ka qënë i vetëdijshëm, ndërsa pamjet të cilat ofrohen janë tejet të rënda.

Burri i identifikuar vetëm me emrin Ho, po rregullonte shtëpinë e tij në provincën Guangxi kur një shufër hekuri ra nga lart duke i hyrë në pjesën e djathtë të ballit, e duke i dalë në të majtë të nofullës.

Nëse shufra e hekurit do të kishte hyrë në kokën e tij me një kënd tjetër, do të kishte prekur trurin ose syrin, duke shkaktuar vdekjen. /albeu.com/


Shtuar më 27/08/2014, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori