Shëndeti, ecja ndikon kundër Parkinsonit
Në një studim i cili është kryer kohë më parë, tregonte se ecja e shpejtë na bën shumë mirë dhe ul rrezikun e infarktit. Sipas studimit amerikan, mënyra e të ecurit për një person është pikërisht një nga sinjalet më të rëndësishme, për të kontrolluar shëndetin e tij.

Ndërkaq, në një tjetër studim që është kryer po në Amerikë, ecja mund të ndihmojë kundër parkinsonit. Në bazë të këtij studimi, të ecësh jo më shumë se 45 minuta në ditë për tre herë në javë, mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave të sëmundjes së “Parkinsonit”.

Kanë qënë kërkuesit të cilët kanë vënë re se tek personat me parkinson, shëtitja e rregullt përmirëson funksionet e tyre motorike, humorin, stresin, mbajtjen në formë të trupit, madje edhe trurin duke përmirësuar kështu edhe cilësinë e jetës së tyre.

Një studim tjetër u krye tek një grup prej 60 personash, të cilët kishin të instaluar pajisje për të matur rrahjet e zemrës, gjatë ecjes për 45 minuta, tre herë në javë për një periudhë kohe 6 mujore. Dhe nga ky studim rezultoi se ecja përmirëson funksionet motorike, humorin, ndikon edhe në përqëndrimin e vëmendjes në përgjithësi, gjithashtu mban në formë edhe format fizike. Kohë më parë, nga studimet që janë kryer është parë se lëvizja parandalon më shumë se 40 sëmundje patologjike kronike dhe të zakondshme, si diabetin, depresionin, kancerin e zorrës së trashë, të gjirit, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare, obezitetin, ankthin dhe osteoporozën.

Këto rezultate dhe hulumtimet e tjera të bëra gjatë studimeve të ndryshme, dëshmojnë që ecja si aktivitet fizik ndihmon shumë në ruajtjen e qëndrueshmërisë së skeletit njerëzor.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe Dr Ergun Uc i Universitetit të Iowas në Amerikë. Ai ka deklaruar se: “Personat që vuajnë nga simptomat mesatare të parkinsonit, të cilët janë në gjëndje të ecin edhe më ndihmën e shkopit të dorës, mund të bëjnë ecje për 150 minuta në javë, e cila jo vetën ndikon në përmirësimin e shëndetit në përgjithësi por edhe në përmirësimin e simptomave të sëmundjes”. /albeu.com/

Shtuar më 06/07/2014, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori