Rregullat e pashkruara për marrëdhënien në çift
Marrëdhëniet në çift, sa funksionojnë ose jo janë kthyer tashmë pjesë e studimeve të ndryshme.

Në raportin e Journal of Couple & Relationship Therapy, theksohet se dërgimi i mesazheve është pozitiv për marrëdhënin në çift, por çdo gjë me masë, pasi mund të sjellë edhe pasoja.

Në këtë raport thuhet se: “Përdorimi i mesazheve mund të rrisë intimitetin, duke i bërë partnerët më te disponueshëm dhe duke zgjeruar lidhjen e tyre".

Ajo çka nënvizohet lidhet me faktin se bisedat të cilat duhet të bëhen në prani të personit, janë më efektive sesa dërgimi i mesazheve.

Autorët e studimit shprehen më tej se mesazhet e papritura, ku i kujtoni partnerit ose partneres se po mendoni për të, mund të jenë mjaft romantike dhe pozitive. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2014, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori