Ada Deda rrëfen karrierën si modele: Më ka ndihmuar shumë emri i mamit (FOTO LAJM)

Vajza e ish deputetes Albina Deda, Ada Deda është një emër i njohur për mediat rozë. Ajo numëron mijëra ndjekës në ‘Instagram’ dhe prej vitesh është pjesë e botës së modelingut.

E ftuar në “FriendZone” në ABC, Ada rrëfeu fillimet e karrierës së saj si modele. Ajo pranoi se fakti që mamaja e saj është një personazh i njohur e ka ndihmuar të hedhë hapat e parë drejt karrierës së saj.

“Mendoj se gjithçka ka nisur në moshën 16-vjeçare kur të gjitha dëshirojnë të bëjnë foto të bukura dhe të bëhen modele.

Pavarësisht kësaj, e kam thënë dhe më parë, më ka ndihmuar shumë emri i mamit.

Më pas, hap pas hapi arrita këtu ku jam. Tani jam mësuar, nuk më ka shqetësuar aspak në fillime.

Thjesht kam filluar të shkëputem nga emri i mamit, portalet tani fillojnë me emrin Ada Deda modelja”, theksoi ajo./albeu/com