Lufta 20-vjeçare në Afganistan: Nga pushtimi i SHBA e vrasja e Bin Laden tek rikthimi i Talebanëve në pushtet

Pas 20 vitesh luftë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi të tërhiqte ushtrinë e saj nga Afganistani. Dhe menjëherë pas kësaj tërheqje, telebanët arritën të marrin kryeqytetin e vendit, Kabulin duke rrëzuar qeverinë dhe duke “përzënë” mijëra njerëz të cilët u vendosën në një garë të dëshpëruar për të braktisur vendin.

Rënia e Kabulit fshiu gjurmët e fundit të kontrollit të qeverisë pas një ofensive të egër talebane që mori një qytet të madh brenda pak ditësh.

Ndërkohë që qeveria ra, vetëm 4 orë më vonë, Ashraf Ghani u largua nga vendi duke deklaruar se ky vendim erdhi për t’i dhënë fund gjakderdhjeve.

Fushata ushtarake e talebanëve gjatë verës kishte avancuar duke detyruar të kishte dorëzime dhe
tërheqje të gjërë brenda ushtrisë dhe forcave qeveritare afgane.

Vlen për t’u theksuar se në shumë raste, afganët u dorëzuan pa luftë pas ndërmjetësimit të pleqve të fshatit të dërguar nga talebanët.

Të frikësuar për vdekje, mijëra afganë tentuan të hënën të largoheshin nga vendi duke kërkuar strehim në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, I cili u mbajt me forcë nga SHBA për të arritur me sukses avakuuimet e njerëzve.

Tërheqja e planifikuar e SHBA nga Afganistani:

“Më lejoni të pyes ata që duan që ne të qëndronim në Afganistan, sa më shumë? Sa mijëra vajza dhe djem të Amerikës jeni gati të rrezikoni?”

Kështu u shpreh Presidenti Amerikan Joe Biden ndaj kritikave se përse u tërhoqen nga Afganistan. Ndër të tjera, Biden hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë Afgane për korrupsion duke shtuar se qëllimi i SHBA në Afganistan nuk ishte të ndërtonte demokracinë. Biden deklaroi hapur se vetë qeveria dhe populli afgan nuk luftuan për lirinë e tyre.

Pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës pushtuan Afganistanin?

E gjithë lufta dhe përplasja nisi me 11 shtator 2021 ku  Al Kaeda sulmoi Kullat Binjake në Neë York, duke shkaktuar 3000 viktima. Pas këtij sulmi, Amerika me President George ë. Bush njoftoi se forcat amerikane kishin ndërmarrë sulme kundër grupit terrorist në Afganistan.

Zoti Bush tha se talebanët, të cilët atëherë qeverisnin pjesën më të madhe të Afganistanit, e kishin refuzuar kërkesën e tij për të dorëzuar udhëheqësit e Al Kaedës që organizuan sulmin ndaj Amerikës.

Qëllimi i SHBA ishte të sillte drejtuesit e Al Kaedës para drejtësisë për të paguar sulmin e 11 shtatorit me gati 3000 viktima.

Të gjendur përballë sulmit amerikan, udhëheqësit e Al Kaedës u larguan nga Afganistani dhe SHBA rrëzoi lehtësisht qeverinë talebane dhe shtypën forcat e saj luftarake.

Si u zhvillua lufta e SHBA në Agfanistan?

Me rrëzimin e talebanëve në Afganistan, SHBA u angazhua me forca ushtrie dhe nga ana monetare për të ndërtuar një qeveri të stilit perendimor duke shpenzuar miliarda dollarë.

U ndërtuan shkolla të reja, spitale dhe objekte publike. Mijëra vajza, të ndaluara për t’u arsimuar nën sundimin taleban, ndoqën shkollën .

Gratë, kryesisht të kufizuara në shtëpitë e tyre, shkuan në kolegj dhe iu bashkuan forcës së punës dhe shërbyen në Parlament dhe qeveri.

Gjithashtu u shfaq një media e fuqishme, e pavarur e lajmeve.

Por çfarë shkoi keq?

Korrupsioni! Siç akuzoi mbrëmjen e kaluar dhe Presidenti aktual Joe Biden, qeveria afgane u tregua e paaftë të ndërtonte një qeveri demokratike.

Miliona dollarë të investuara nga SHBA, u vodhën dhe u përvetësuan nga qeveria afgane.

Në këtë mënyrë, qeveria u tregua e paaftë për të përmbushur nevojat më themelore të qytetarëve të saj duke u përballur me shumë pakënaqësi.

Çfarë ndodhi në fushën e betejës?

Pavarësisht trupave amerikanë në vend, telebanët nuk u dorëzuan dhe rindërtuan aftësitë e tyre luftarake.
Në vitin 2009, Presidenti Barack Obama filloi vendosjen e mijëra trupave të tjerë në Afganistan një “rritje” që arriti në gati 100,000 deri në mesin e vitit 2010.
Por talebanët vetëm u forcuan, duke shkaktuar humbje të mëdha në forcat afgane të sigurisë.

Në maj 2011, një ekip amerikan i Marinës SEAL vrau Osama Bin Ladenin në një kompleks në Abbottabad, Pakistan, ku ai jetonte prej vitesh pranë një akademie stërvitore ushtarake.  Duke qënë se autori i sulmit të 11 shtatorit u eleminua, në qershor, Obama njoftoi se do të fillonte të sillte forcat amerikane në shtëpi dhe të dorëzonte detyrat e sigurisë tek afganët deri në vitin 2014.

Gati tre vjet më vonë, Presidenti Donald J. Trump tha se megjithëse instinkti i tij i parë kishte qenë tërheqja e të gjithë trupave, ai megjithatë do të vazhdonte të ndiqte luftën .

Pse forcat afgane nuk ishin në gjendje të frenonin talebanët?

Njësitë ushtarake në Afganistan u mposhtën nga dezertimet, nivelet e ulëta të rekrutimit, morali i dobët dhe vjedhja e pagave dhe pajisjeve nga komandantët e tyre.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar të paktën 4 miliardë dollarë në vit për ushtrinë afgane, vetë administrata Biden tha se Afganistani mund të bie dy deri ne 3 vite pas largimit të forcave Amerikane.

Por rënia ishte shumë më e shpejtë se kaq.

Burimi: New York Times Përshtati: ZK/ Albeu.com


Shtuar 17.08.2021 16:22