Maskë në kushtet e shtëpisë, ja rezultati
Pëlqej
Ju mund të keni një fytyrë të pastër pa u ndjerë në vështirësi si të hiqni puçrat. Pas shumë kurave të marra nga ana e mjekut, ju ende nuk jeni të kënaqur, ndaj ndaluni tek një recetë më e thjeshtë me produkte bio. Për këtë ju duhet vetëm një limon, trumzë, dy gota ujë, një lugë çaji uthull molle.

Në fillim hidhni ujin në tenxhere dhe lëreni të vlojë. Më pas shtoni trumzën për rreth 3 minuta. Hiqeni ujin dhe lëreni të ftohet për 20 minuta. Filtrojeni lëngun dhe më pas shtoni aty lëngun e limonit dhe uthullën e mollës. Me përgatitjen që keni realizuar lyeni puçrat në fytyrë. Këshillohet që të bëhet rregullisht, në mënyrë që të jetë edhe më efektive. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori