Kungulli një zgjedhje e mirë për shëndetin
Kungulli është zgjedhja e duhur nëse dëshironi që të konsiumoni perime që kanë një ndikim të veçantë në organizmin tuaj. Kungulli i njomë është një perime që përmban një sasi të madhe të kaliumit 295 miligramë për 250 gramë apo 8% e marrjes së rekomanduar ditore të këtij minerali.

Sipas një studimi të realizuar nga kolegji Amerikan i Kardiologëve rezulton se kaliumi mund të jetë ndihmë e madhe kur vjen puna për kontrollin e presionit të gjakut, duke reduktuar efektet e dëmshme të kripës në trupin tuaj.

Studimet tregojnë se rritja e futjes së kaliumit mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në tru, si dhe të zvogëlojë shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2015, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori