Konsumoni stika, i bëjnë mirë zemrës
Pëlqej
Studimet e kryera së fundmi kanë dalë në përfundimin se stikat i bëjnë mirë zemrës. Më konkretisht, një grusht me stika dy herë në ditë, mbron zemrën dhe arteriet nga dëmtimet që shkakton stresi te diabetikët.

Ky është rezultati i studimit të realizuar nga një ekip kërkuesish në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë. Kërkuesit vunë re se 150 stika në ditë, ndihmuan njerëzit me diabetin e tipit 2 të normalizonin presionin e gjakut, veçanërisht gjatë kohës së gjumit.

Normalizimi u arrit vetëm brenda 4 javësh. Jo vetëm kaq, por stikat mund të reduktojnë riskun e sëmundjes së zemrës. Në fund, studiuesit thanë se stikat nuk e kurojnë stresin e përditshëm. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori