Ja pasojat që të lë droga
Pëlqej
Një 25 vjeçare e cila është konsumatore e rregullt e lëndëve narkotike, ka goditur rëndë gjyshen e saj, pasi nuk e ndihmonte me lekë. Kjo ngjarje po diskutohet në SHBA, për mënyrën e transformimit të njeriut nga ana e substancave narkotike. Vajza në fjalë, në tre vitet e fundit është arrestuar plot 11 herë.

25 vjeçarja Brigitte Matzke, nga Port Orange Florida, u arrestua pasi sulmoi gjyshen e saj 84-vjeçe dhe gjithashtu i vodhi asaj bizhuteri me vlerë 1900 dollarë. Vajza kreu këtë akt, pasi nuk kishte lekë të kalonte natën me të dashurin e saj, 26-vjeçarin Alex Caldwell.

Vajza është një përdoruese e përhershme e drogave të ndryshme dhe gjithashtu e dënuar disa herë për trafikim të lëndëve narkotike dhe vjedhje. Sipas policisë, vajza dhe i dashuri i saj nuk kishin para për të kaluar natën dhe shkuan tek shtëpia luksoze e gjyshes së vajzës, duke i kërkuar asaj 80 dollarë. Në momentin që gjyshja ka refuzuar, vajza e ka sulmuar. /albeu.com/

Shtuar më 15/08/2014, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori