Ja kush janë vendet ideale ku parfumi ndihet më gjatë
Pëlqej
Thonë se roli i parfumit është që të përcjellë informacion dhe identitet për atë që e përdor. Shqisa e të nuhaturit është ajo që ka ndërhyrje të menjëhershme tek kujtesa jonë, duke patur një influencë tek emocionet e njeriut dhe psikologjia e tij.

Po kush janë vendet ideale për vënien e parfumit? Aspak nuk duhet ta teproni me sasinë, por në fakt ekzistojnë disa pika të nxehta. E para është pas veshëve. Kjo pjesë e trupit është disi e mbuluar, ndaj edhe e përforcon efektin dhe zgjatjen e aromës së parfumit.

Qafa është një vend me puls të fortë, në të cilin mjaftojnë vetëm disa pika parfum. Vetëm dy apo tre pika të vëna në rrënjën e flokëve, do të kenë efekt sa herë që e rrotullojmë kokën. Dhe në fund por jo më pak e rëndësishmja është dekolteja. Ajo është njëra nga pjesët më të ngrohta të trupit, ndërsa kjo ngrohtësi ndikon në forcimin e aromës. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori