Ja kush janë ushqimet bazë, për një nxirje pa dëmtuar lëkurën
Shpesh jemi të prirur për tu nxirë sa më shumë në plazh, pa ditur efektet negative në trupin tonë. Rrezet janë shumë të dëmshme dhe ne nuk marrin gjithmonë kremrat e duhur, për një lëkurë pa probleme.

Përpos kremrave dhe maskave të cilat ne i realizojmë në kushtet e shtëpisë, duket të dimë se edhe marrja e ushqimeve bio, kanë një efekt shumë pozitiv për shëndetin tonë.

Kërkuesit, pas një sërë studimesh na këshillojnë që të konsumojnë fruta dhe perime, e disa prej tyre janë të detyrueshme të jenë pjesë e dietës sonë çdo ditë.

Sipas mjekëve, krahas përdorimit të maskave të shumta të trupit, këshillohet edhe një dietë e mirë dhe ushqimi i duhur. Sipas disa kërkuesve të Continual Dietary Sun Protection, këshillohet ngrënia në masë e portokallit, rrushit të zi, manaferrave, fiqve, kungullit, spinaqit dhe specave jeshilë, të cilët përmes përzierjeve të veçanta, krijojnë një lloj barriere natyrale kundër efekteve të dëmshme të diellit.

Ashtu siç e thamë edhe më herët, duhet të hamë sa më shumë fruta dhe perime, të cilat kanë në përbërje të tyre vitaminën D, mungesa e së cilës, në shumë raste shoqërohet edhe me kancerin e lëkurës.

Përpos tyre, nuk duhet të shmangim konsumimin e qumështit, djathit, gjizës, kosit. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2014, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori