Ja kush është pija që eleminon celulitin
Pëlqej
Celuliti është kthyer në një shqetësim serioz sidomos për femrat, të cilat bëjnë trajtime të shumta për të pasur linja perfekte. Përpos palestrës dhe ushqimeve të përzgjedhura, shpesh nuk jemi të kënaqur me rezultatin final, por tashmë një pije mund të japë efektin që dëshironi.

Konsumimi i kësaj pije zvogëlon ndjenjën e urisë, duke bërë që ju të konsumoni më pak. Ajo përmban vitamina, minerale, antioksidantë dhe është plotësisht natyrale. Për ta realizuar këtë pije na duhen 2 lugë xhenxhefil, 10 gjethe mente, 1 kastravec, 500 ml ujë natyral, 1 limon. Në fillim duhet të prisni limonin dhe kastravecët në feta. Vendosini në një kavanoz me ujë dhe shtoni xhenxhefilin dhe gjethet e mentës. Më pas enën vendoseni në frigorifer dhe lëreni për një natë.

Kjo pije do të pakësojë celulitin me 50% në 30 ditë. Mjekët këshillojnë që të përdorni çajra bimorë, pasi ato ndhmojnë në parandalimin e celulitit. Zvogëloni ngrënien e ushqimit të pasur me yndyre, si dhe rrisni sasinë e perimeve dhe frutave. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori