Ja disa këshilla për një fytyrë të pastër
Pëlqej
Adoleshentët kanë më tepër probleme me shfaqjen e puçrave. Të gjithë produktet që na duhen janë në kuzhinën tonë, por ne duhet të dimë efektin e tyre çudibërës. Çaj jeshil dhe mjaltë. Zieni pak çaj jeshil në ujë të ngrohtë. Hapeni qesen e çajit dhe përziejeni me një lugë gjelle mjaltë. Masën e krijuar, vendoseni në fytyrë për 15 minuta. Ajo pastron lëkurën tuaj nga puçrat dhe i jep shkëlqim.

Çaji i bardhë është një tjetër produkt që ndihmon në këtë drejtim. Duhen pirë dy gota me çaj të bardhë në ditë, për një lëkurë të bukur. Përpiquni ta pini pa sheqer, pasi ai dëmton lëkurën.

Uthulla e mollës, e holluar me ujë është një trajtim efikas. Përzieni këto dy lëngje dhe pastroni fytyrën tuaj duke përdorur një copë pambuku. Uthulla ndihmon në eleminimin e baktereve. Sodë buke për një pastrim të thellë të lëkurës. Një herë në javë, përzjeni një lugë me sodë buke me pak ujë. Masën e krijuar përdoreni për të masazhuar fytyrën. Ajo heq qelizat e vdekura të lëkurës, që mund të bëjë fytyrën tuaj të duket e çlodhur. Me anë të këtyre maskave natyrale, ju nuk keni pse të shpenzoni me kremra të shtrenjtë. Produktet gjenden lehtësisht në shtëpi, ndaj ato dhe pregatiten në kohë reale. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori