Ja arsyet pse duhet të pini sa më shumë ujë
Pëlqej
Nëse pini mjaft ujë në ditë, brenda 1-2 javësh do shihni ndryshime pozitive në lekuren tuaj. Ajo do të jetë më e shkëlqyeshme, më elastike, më e freskët. Nëse shihni se keni shtuar në peshë 1-2 kg, nderprisni lëngjet frutore te gatshme dhe i zevendesoni me ujë në të cilin shtoni 1-2 feta limoni ose portokalli.

Duhet të dini se uji bën mirë për zemrën. Nga nje studim amerikan u arrit në përfundimin se ata qe pinin 5 gota ujë në ditë, kishin 41% mundesi më të pakta për të vdekur nga atak zemre, se sa ata qe pinin me pak se 2 gota.

Tharja e lengjeve te trupit mund te na çfuqizojë, ndjejme lodhje. 2 gota me ujë do te ndihmojne që të permendemi. Çdo mëngjes, sapo zgjoheni pini 1 gotë uje te vaket me disa pika limoni. Sasia e ujit varet nga pesha e trupit te secilit, semundjet ose bejmë apo jo gjimnastike. S'duhet te pini uje vetem kur keni etje. Pini ndermjet vakteve dhe jo kur jeni duke ngrenë. Nje ore pas buke dhe 10 min para buke. Kur ndjeheni të lodhur ose s'jeni të përqendruar, pini ngadalë 1 gote uje ne temperaturen e dhomës. Mos pini menjëherë sasi të medha, pasi kjo ju shkakton fryrje. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori