Hani spinaq, ngadalëson plakjen (FOTO LAJM)

Pëlqej
Të gjithë personat të cilët kanë probleme me peshën, duhet të shtojnë edhe më shumë dozën e konsumimit të spinaqit. Ai është i këshillueshëm për ata që nuk duan të shtojnë në peshë, pasi nuk përmban kolesterol.

Jo vetëm kaq, por të mirat nuk kanë fund. Ai ndihmon për të ngadalësuar procesin natyror të plakjes dhe parandalon kancerin e gjirit dhe lëkurës.

Spinaqi është një bimë barishtore që mbillet, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë gjellë, sallatë, etj. Përveç hekurit, spinaqi ka shumë lloje vitaminash (A, C, E, K, B6), por edhe elementë si mangan, kalcium, selen, zink, etj. Spinaqi është një burim i pasur i acideve yndyrore Omega 3. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori