Femrat shtatzëne, të ndjeshme ndaj muzikës
Pëlqej
Sipas kërkuesve gjermanë, nënat shtatzëna janë më të ndjeshme ndaj çfarëdolloj muzike. Çdo melodi atyre u shkakton emocione mjaftë të forta, krahasuar me femrat e tjera.

Dëgjimi i këngëve të trishta ose të gëzuara shkakton në organizmin e një femre shtatzëne trazira të vërteta, të cilat ndryshojnë edhe rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

Ky fakt u konfirmua nga rezultatet e një studimi gjerman, i kryer nga një grup studiuesish të Max Planck Institute në Lipsia. /albeu.com/

Shtuar më 23/08/2014, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori