Zjarr në bllokun e fiqve në lagjen “Uznovë” të Beratit, mendohet të jetë i qëllimshëm

Plantacionet me fiq e ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat janë përfshirë nga flakët. Flakët janë shfaqur fillimisht në në prej parcelave por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë plantacionin e zonës që njihet si “blloku i fiqve”.

Flakët e zjarrit përparuan me shpejtësi edhe drejt banesave të lagjes por falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrëfikëse, flakët e zjarrit drejt banesave janë lokalizuar shpejt, ndërkohë që në zonë ka ende shumë vatra aktive. Flakët e zjarrit janë duke përparuar drejt kodrës dhe po rrezikojnë linjën e tensionit të lartë të energjisë elektrike.

Zjarrëfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen me mjete drejt kodrës mbi “bllokun e fiqve” për shkak të terrenit të thepisur dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrrthanore. Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vensdosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrrollit situatën.Të njëjtat nurime pohojnë se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj zjarrëvënie, një tjetër nga të shumta zjarre të qëllimshme e të mbetura pa autor./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 15:34