Disa këshilla se çfarë duhet të konsumojnë anemikët
Pëlqej
Mjekët shpesh japin këshilla të ndryshme referuar anemikëve. Ndonëse e dimë se duhet të konsumojmë sa më shumë fruta, për të gjithë personat të cilët nuk kanë një informacion më të detajuar, munnd të ndjekin këto këshilla.

Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C. Jo vetëm kaq, por duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile. Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, janë efikase për t’u trajtuar. Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.

Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tre orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen. Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, kjo para buke. Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja dhe se duhet të marrin gjithashtu çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditësh. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori