Dietë me lëng limoni (FOTO LAJM)

Për tu dobësuar pa shkuar në palestër dhe pa mbajtur një dietë specifike, na këshillohet që të konsumojmë një gotë ujë me lëng limoni.

Kjo pije mjaft e lehtë, na jep efekte mjaft të mira në organizmin tonë, ndërsa mund të konsumohet e ftohtë ose e ngrohtë, në varësi të stinës. Limoni ka mjaft antioksidantë dhe ndihmon ata që duan të dobësohen në mënyrë të shëndetshme.

Dietologët thonë se është e këshillueshme që të zëvëndësohet kafja e mëngjesit, me lëngun e limonit. Në stinën e vërës, ata rekomandojnë një gotë ujë me limon të ftohtë, ndërsa në stinën e dimrit të konsumohet me ujë të ngrohtë.

Lëngu i limonit ndihmon në pastrimin e organizmit, duke larguar helmet nga trupi ynë. Dietat tona janë të pafundme dhe kur ne e përfundojmë, sërish marrim të njëjtën peshë që kemi pasur. Ndaj mjekët janë më tepër të prirur për të na drejtuar drejt produkteve natyrale. Është e rëndësishme që dietës suaj ti shtoni edhe limonin, pasi është i pasur me antioksidantë dhe ndihmon në rënien e peshës në mënyrë të shëndetshme, duke marrë gjithashtu vitaminën C. /albeu.com/



Shtuar më 25/06/2018, ora 11:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori