Banane për flokë të dëmtuar
Pëlqej
Tashmë e dimë se duhet të konsumojmë fruta të ndryshme, e ku secila prej tyre ka vlera ushqyese të domosdoshme për trupin tonë. Shumë prej tyre përdoren dhe për maska të ndryshme, ku efekti është ai i dëshiruari.

Në bazë të vitaminave dhe esencës përbërëse, banania është një produkt shumë i mirë me të cilin mund të përgatisni maska për të trajtuar lëkurën dhe flokët tuaj.

Banania bën më të fortë dhe më shumë voluminoz flokët. Ju ndihmon që të rikuperoni flokët e dëmtuar, të ashpër, të dëmtuar nga piastra ose rrezet e diellit, dhe nga ekspozimi i tepërt ndaj ambientit të ndotur me shumë pluhur. Vitamina B ju ndihmon të parandaloni krijimin e majave të shumëfishta.

Tipi i flokëve që mund të përshtatet me këtë maskë janë të thatë, të lyer. Banania është një medikament shumë efikas për të hequr zbokthin. Ky frut zbut dhe masazhon skalpin dhe flokët. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori