Bajamet për fytyrë të freskët
Pëlqej
Për një fytyrë me lëkurë të thatë ose të yndyrshme, ju këshillohet që të përdoret një maskë me bazë bajamet. Nëqoftëse ndiqni hapat bazë, ju do të keni një fytyrë të freskët dhe me shkëlqim.

Për ta realizuar atë ju duhen 3-4 bajame, qumësht. Në mëngjes hidhni pak qumësht në tas dhe në të hidhni më pas 3-4 bajame të cilat duhet të mbulohen nga qumështi. I lini ato të qëndrojnë deri në mbrëmje.

Ju mund të hidhni qumësht sa të dëshironi, në varësi të pjesës së trupit që dëshironi të trajtoni me maskën që do të përgatisni. Në mbrëmje shtypni bajamet. Vendosni masën e përgatitur në fytyrë dhe e lini të qëndrojë gjatë gjithë natës. Në mëngjes shpërlani fytyrën me ujë të freskët. Kaq mjafton që ju më pas në një kohë fare të shkurtër të shihni një rezultat të shkëlqyer.

Fytyra juaj do jetë më e freskët dhe më me shkëlqim. Ndërkaq, nëse keni lëkurë të thatë mund t’a përdorni si maskë ditore dhe nëse keni një lëkurë të yndyrshme, këshillohet ta përdorni një herë në javë. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori