Dalin pamjet, merr flakë hyrja e Bashkisë Kamëz (VIDEO)

Pjesa e hyrjes së Bashkisë së Kamzës është përfshirë nga flakët.

Mësohet se flakët kanë rënë pak më parë dhe pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për shuarjen e tyre.

Imazhet e para të flakëve janë publikuar nga vetë ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu.


Shtuar 19.09.2020 09:36