Tani mund të komunikoni me miqtë
tuaj në
Facebook edhe nëpërmjet
Skype. Vjeshtën e kaluar
Skype u përditësua në një version ku miqtë në
Facebook mund të importoheshin, por përdoruesit nuk mund të dërgonin mesazhe të menjëhershme nga
Skype.
Por mund të shihnit statuset e miqve, të përditësonit statusin dhe të dërgonit thirrje për miqtë
tuaj në
Facebook.
Versioni i ri
Skype 5.5 beta për Windows përfshin aftësinë për të klikuar në tabelën e kontakteve të
Facebook-ut për të parë se kush është në linjë dhe të dërgoni mesazhe të menjëhershme nga
Skype. Gjithashtu
Skype po punon për të sjellë këtë shërbim edhe tek përdoruesit e Mac. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2011,
ora 11:07