KLGJ vendos unanimisht për fatin e Mimoza Margjekës

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi sot në mënyrë unanime për pezullimin nga detyra të gjyqtares Mimoza Margjeka.

Kujtojmë se Margjeka u arrestua dy ditë më parë dhe është në arrest shtëpie pas akuzave për korrupsion. Nga përgjimet e SPAK doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.

Dy ditë më parë, gjyqtarja u shpreh se shoqërimi i saj në polici është në kundërshtim me ligjin.

“Më çuar te Gjykata e Shkallës së parë! S’dini ku po me çoni! Më çuan në bodrum, kisha frikë. Shoqërimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Është e turpshme. Si ma bëjnë mua këtë gjë, po populli. Po jo s’bën shteti kështu. Është antiligjore”, tha gjyqtarja, e cila është përfshirë në debat edhe me oficerët e policisë.


Shtuar 14.09.2020 13:01