E ftoi në ditëlindje, por ai e qëlloi: Detaje nga festa e shfrenuar e Rexhep Gjelit

Detaje të reja zbardhen nga plagosja e Rexhep Gjelit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e ‘’5 Majit’’ në kryeqytet.

Sipas dëshmive, ky i fundit kishte ditëlindjen dhe mbushte 30 vjeç dhe kishte vendosur të festonte në lokal me miqtë e tij, përfshirë edhe Kevin Cungun.

Dyshohet se ata po konsumonin me alkool dhe hashash në lokal, teksa pas sherrit me fjalë dolën që të sqarohen jashtë ku Kevin Cungu me një pistoletë pa leje e qëlloi.

I plagosuri Rexhep Gjeli është jashtë rrezikut për jetën por u fut në sallën e operacionit pasi do i operohet këmba në pjesën ku ka marrë plumbin.

Ndërkohë që autori i ngjarjes, Kevin Cungu, i cili është vëllai i 23-vjeçarit Markelian Cungut, i cili vetëm pak muaj më parë grábiti dhe plágosi më ármë Petrit dhe Afërdita Laze në 19 janar 2020.

Markelian Cungu, është me rekordi unik vjedhjedh dhe grábitje në Shqipëri, dhe disa herë ka rënë në burg, ndërkohë që tashmë është i shpallur në kërkim për grabitje dhe plagosje me armë.


Shtuar 12.09.2020 06:26