Do të ndajnë detin? Zbardhet axhenda e takimit Rama-Mitsotakis

Forumi “The Economist” që do të mbahet në Athinë të martën dhe të mërkurën e javës që vjen, do të shërbejë dhe si mundësi takimi mes kryeministrit shqiptar dhe atij grek.

Integrimi dhe zhvillimi ekonomik do të jenë temat e diskutimit, por mediat greke shkruajnë se mes dy kryeministrave do të diskutohet edhe në lidhje me çështjen e kufirit detar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili tha gjatë një konference për shtyp, se gjatë forumit do të takohet edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, si dhe me atë maqedonas, Zoran Zaev.

“Do të bisedojmë pasi kemi çështje për të zgjidhur, jemi fqinjë dhe me besim të mirë tek njëri tjetri do të ulemi në dialog. Me Ramën do të flasim për zonën ekonomike ekskluzive. Kemi një numër çështjes për të diskutuar me Shqipërinë. Greqia ka dhe do të ketë një rol udhëheqës në Ballkan”, tha ai mes të tjerash.


Shtuar 14.09.2020 08:03