Uragani Sally nxjerr tërbimin në SHBA, shkatërron rrugët dhe shemb urat (FOTO LAJM)

Uraganet gjithnjë kanë qenë një kërcënim i madh për SHBA-të dhe kështu ka ndodhur edhe këtë herë.

Pjesa juglindorë e SHBA-së është përfshirë nga moti i keq dhe reshje të shumta shiu që kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë vendin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Uragani Sally ka shkatërruar rrugët dhe urat në këtë zonë si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhi të mëdha në 24 orët e fundit, duke shkaktuar vërshime “historike dhe katastrofale”, ndërkohë që priten vërshime tjera.

Ndër të tjera Pensakola në Florida, si pasojë e reshjeve të shiut ka regjistruar vërshime prej 1.5 metrave, derisa qasja në qytet u është pamundësuar rreth 50,000 personave, për shkak të rrugëve dhe urave të dëmtuara.

Në qarkun Eskambia, që përfshin Pensakolan, të paktën 377 persona janë shpëtuar nga zonat e vërshuara, ka thënë sherifi, David Morgan. Sally ka zbarkuar në brigjet amerikane më 16 shtator si uragan i kategorisë së dytë, me erëra deri në 170 kilometra në orë.

Stuhia besohet se ka lënë një person të vdekur në Allabama.


Shtuar 17.09.2020 07:17