Mund të përballet sërish me Crvena Zvezda, Tirana mëson 5 rivalët e parë që mund të përballet në play-off

Tirana do të presën datën 18 shtator ku do të mësojnë edhe rivalin e Play-Off.

Tirana ka mësuar edhe 5 prej 8 kundërshtarëve të mundshëm, që mund të përballet në Play-Off e Ligës së Europës.

Dinamo Zagreb, Young Boys, Qarabak, Crvena Zvezda dhe Dinamo Brest, janë 5 skuadrat që nuk mundën të vazhdonin dot aventurën në Champions, teksa pas eliminimit kaluan në Play-Off e Ligës së Europës ndërkorkohë që edhe një përplasje e dytë me Crvena Zvezdën sërish në shtëpi, do të ishte deri diku e pranueshme.

Mes kandidatëve më të mundshme për të qenë në vazon e rivalëve të Tiranës janë Sëlltik, Astana e Ludogorets që kanë koeficientet më të larta.

Kujtojmë që bardheblutë mund të përballen vetëm me skuadra kampione.


Shtuar 16.09.2020 21:29