Përfshihen nga flakët katër baraka në Shkodër

Katër baraka të komunitetit rom në Shkodër janë përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm materiale ndërkohë që zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dëshmitarë thanë se zjarri nisi në mënyrë të papritur, ndërsa personat që ishin aty u larguan menjëherë.


Shtuar 16.09.2020 13:36