Ministrja e re e Arsimit, kush është deputetja Evis Kushi?

Deputetja Evis Kushi do të marrë postin e ministres së Arsimit në vend.

Kujtojmë që ajo është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni. Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

“Është angazhim shumë i lartë që të jem Ministre e Arsimit pas 7 vitesh angazhim politik”- tha ajo gjatë takimit me kryeministrin Rama dhe ministren aktuale të Arsimit, Besa Shahini. /albeu,com/


Shtuar 14.09.2020 16:27