Zënka e ulërima, i riu me armë në dorë mbyllet në shtëpi (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë raportohet të jetë duke ndodhur në këto momente në Zhupan, Fier.

Burimet bëjnë me dije se një i ri, identiteti i të cilit ende nuk dihet, me një automatik në dorë, ka hyrë në banesë.

Mësohet se në banesë janë dëgjuar të krisura, ndërkohë i riu kërcënonte se do të kryente vetëvrasje për motive që ende nuk dihen.

Burimet bëjnë me dije se i riu ka vendosur tytën e armës në fyt dhe po kërcënon personat e tjerë dhe policinë se do të kryejë aktin makabër.

Mësohet se një konflikt e ka çuar drejt këtij veprimi. Ende nuk është e qartë se sa është numri i personave që ndodhen në banesë të cilëve mund t’iu rrezikohet vërtet jeta.

Sipas të dhënave të para, personi që po kryen këtë akt është shtetasi me inicialet E. M., nga Peshtani. /albeu.com/


Shtuar 19.09.2020 20:57